Nëse i referohemi ligjit aktual, kultivimi dhe përdorimi i kanabisit edhe për qëllime mjekësore është i ndaluar në Shqipëri.

“Ligji jonë, këtu i referohemi ligjit për substancat psikotrope, nuk ka asnjë lloj parashikimi ose më saktë nuk e lejon përdorimin e kanabisit si përbërës për medikamenteve. Kjo është edhe një nga arsyet që është i ndaluar në Shqipëri edhe kultivimi i kanabisit, pavarësisht se mund të ketë si qëllime përdorimin medicinal”, – tregon Ledio Braho, Jurist

Shqipëria ndodhet në kushtet kur përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore është i ndaluar me ligj. Vetë qytetarët që vuajnë sëmundje të ndryshme e kanë sfiduar ligjin. Pacientë, pohojnë se kanë kërkuar të blejnë vaj kanabisi në tregun e zi, duke marrë përsipër edhe rriskun se mund të dënohen nga ligji.

“Duhet të legalizohet edhe për efekte mjekësore edhe për efekte anësore..Ndihmon sepse jemi duke i blerë ilaçet me lekë këtu. U bënë katër muaj që s’ka ilaç kimjo të kuqe dhe po e blejmë me lekë. Kur shteti si jep, blejmë atë tjetrën dhe e japim me pika sipas mjekëve . Kujt i japi rezultat ti japi, kujt si jep çfarë të ketë shkruar zoti do shkojë te vendi. Unë për vete kam porosit por është vështirë për ta gjetur. Kam porositur në Maqedoni. Maqedonia e lejon, ka ferma, ka të gjitha kurse ne dolëm më të zgjuarit ne”, tregon për Top Story pacienti

Ky mjek nga Tetova ka pohuar për Top Story, se vijnë plot pacientë nga Shqipëria që furnizohen rregullisht me vaj kanabisi.

“Kemi edhe pacientë nga Shqipëria. Personalisht kam një paciente nga Elbasani e cila me trajtimin e kanabisit me 7% pa THC ka rezultate të kënaqshme . Ajo është një paciente që vuan prej sklerozës multipleks”, tregon mjeku nga Maqedonia e Veriut, Emin Hajrullai.

Ndërsa këtu farmacistja, thotë se ka pacientë nga Shqipëria, kryesisht me sëmundje malinje që kërkojnë vaj kanabisi.

“Ka patur disa raste edhe me pacientë nga Shqipëria”, tregon farmacistja në Maqedoni.

Në tregun e zi të Maqedonisë së Veriut, gjejnë “shërim” edhe pacientë nga vendet e tjera të Ballkanit. Pra, mund të themi se shteti ynë fqinj, po kryen turizëm mjekësor me kanabis.

“Marr çdo dy javë tre mesazhe nga njerëz nga Serbia, Kosova, Shqipëria që psesin se ku mund ta blejnë. Si ta përdorin, është e ligjshme ta blejnë, a kanë nevojë për recetë? Po mund të them se numri vjen gjithmonë duke u rritur”, – tregon Davor Angelovski, Mjek, Maqedoni e Veriut.

Top Channel