Vitrina e Librit/ Erotika e Janis Ricos

Eleana Zhako – përkthyese
Një poet në fillim të të shtatëdhjetave, me një profil të skalitur nga një skulptor i panjohur i Greqisë së lashtë, me një mjekër gjysmë të hirtë, që ia thekson më tepër konturet e fytyrës së tij paksa të gjatë, me një cigare të përhershme në gishtërinjtë e tij, dhe që pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi bindjeve komuniste dhe poezisë, ka një emër të njohur tashmë në gjithë botën: Janis Ricos.