Trajneri refuzon Bayern-in, nënshkruan parakontratë me ekipin e ri

04/11/2019 21:07

Pas zyrtarizimit të shkarkimit të trajnerit Niko Kovac, Bayern Munchen është vendosur në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e kroatit.

Tre janë emrat kryesorë në listën e drejtuesve gjerman  Jose Mourinho , Erik Ten Hag dhe Maksimiliano Allegri. Sipas Corriere dello sport Allegri ka vendosur që këtë sezon të mos marrë drejtimin e asnjë ekipi.

Sipas zërave të shumtë,  ish-trajneri i Juventus mund të ketë arritur një marrëveshje paraprake me Munchester United dhe gjasat janë të mëdha që të refuzojë një ofertë të mundshme nga Bayern.

Me shumë mundësi trajneri i Bayern mund të jetë Jose Mourinho pasi duket e pamundur që Ten Hag  ta braktisë në mes të sezonit ekipin e Ajaks.

Top Channel