Spahiu në Open: Durrësi më keq sesa Siçilia, në Gjirin e Lalzit jetojnë bajraktarët e Shqipërisë

04/11/2019 22:34

Kreshnik Spahiu në një lidhje direkte në Open në Top Channel.

Spahiu bëri akuza të forta për të gjithë klasën politike. Durrësi është më keq sesa Siçilia. Në Siçili nuk ka krime në bregdet, siç ka këtu.

Gjiri i Lalzit është vendi ku jetojnë bajraktarët e Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta.  Kur Rama erdhi në pushtet kaloi më në kodër dhe kaloi tek Kepi i Rodonit.

Spahiu tha edhe se bregdeti shqiptar është i vetmi bregdet në mesdhe që nuk jepet për investim nga të huajat.

Të gjithë bandat kriminale, ekonomike dhe politike bashkohen në Durrës. Pse janë mbledhur në Durrës? Sepse në Durrës është porti që sjell drogën direkt nga Kolumbia dhe Turqia e linda- tha Spahiu.

Top Channel