Nisur nga mbrëmja e sotme, kulla Pirelli në Milano do të mbajë në fasadën e saj për dy ditë mbishkrimin “Free Alvin” (“Lironi Alvinin”).

Bëhet fjalë për rastin e 11–vjeçarit shqiptar Alvin Berisha të mbetur në kampet e Sirisë.

Ju kujtojmë se për herë të parë, rasti në fjalë u denoncua nga emisioni italian investigativ “Le Iene”. Kur ishte në moshën 6-vjeçare Alvin u mor nga e ëma e tij, një praktikante myslimane dhe u larguan drejt Sirisë për t’iu bashkuar ISIS-it, duke braktisur pjesën tjetër të familjes në Itali.

  “Le Iene” dhe rajoni i Lombardisë, thirrje për të shpëtuar Alvinin nga Siria

  Saga e Alvin Berishës/ “Save the children” për Top Channel: S’është nën kujdesin tonë

Top Channel