Në Open në Top Channel po flitet për atentatin e Shkozetit. Gazetarja Anila Hoxha tha se përplasjet në Durrës janë të shumta dhe tashmë të hapura.

Arian Ndoja ka marrë titullin e magjistratit dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer në organin e akuzës në Durrës. Ndoja U diplomua si jurist me medalje të artë- tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Ky nuk është atentati i parë. Në Durrës përplasjet janë të shumta dhe tashmë kanë dalë hapur- vijoi gazetarja Hoxha.

Grupet kriminale, siç ka ndodhur në rastin e fundit veprojnë në mënyrë të sofistikuar dhe nuk e kanë problem nëse do të dëmtonin dhe qytetarë të cilët kalojnë aty- tha përsëri Anila Hoxha.

Top Channel