Conte: Në Dortmund vijmë për të fituar, mos prisni lojë mbrojtëse

04/11/2019 21:37

Interi do të luajë mbrëmjen e së martës një sfidë mjaft delikate ndaj gjermanëve të Borussia Dortmund, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të kompeticionit “UEFA Champions League”.

Ditën e sotme në një konferencë për shtyp ka folur dhe tekniku i Interit, Antonio Conte, i cili ka prekur shumë tema.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi katër pikë po aq sa ka edhe Dortmund. Bëmë shumë mirë në “San Siro” ndaj Dortmund dhe do të japim maksimumin për të përsëritur të njëjtën paraqitje edhe nesër. Luajmë në një stadium që ka atmosferë të zjarrtë nga prania e tifozëve. Rëndësi në këtë sfidë do të ketë personaliteti, nëse bëjmë lojë mbrojtëse do ta bëjmë vetëm nëse ata na detyrojnë”, u shpreh Conte.

Më tej shtoi:

“Gjashtë fitoret që kemi marrë jashtë fushave, tregojmë që nuk kemi diferenca të tipit, luajmë në shtëpi apo jashtë. Kush pret lojë mbrojtëse nga ana jonë e ka plotësisht gabim. Ne dimë të mbrohemi dhe të vuajmë, por kjo nuk do të thotë që ne do të qëndrojmë mbrapa.”

Top Channel