Berisha e pëson në fund, Ranieri merr fitoren e parë me Sampin

04/11/2019 23:00

Një gol i Gianluca Caprarit në minutën e 91-të vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë i dha një fitore shumë të vlefshme Sampdorias në garën për mbijetesë.

Në Ferrara në sfidën që mbylli javën e 11-të të Serie A, dorianët triumfuan 0-1 ndaj Spal, me Etrit Berishën që bëri një figurë të mirë, por nuk kishte çfarë të bënte në golin e Caprarit.

Kjo ishte fitorja e parë për Claudio Ranierin në stolin e Sampdorias që me këtë sukses u ngjit në kuotën e 8 pikëve, duke iu larguar vendit të fundit dhe duke zbritur në këtë pozicion pikërisht Spal me vetëm 7 pikë aq sa edhe Brescia.

Top Channel