Gjykata e Krujës ka pezulluar nga detyra tetë punonjës policie të burgut të Fushës Krujës, pas hetimit të prokurorisë, që dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarvë nga njëri sektor në tjetrin.

Burimet thonë se hetimet që zgjatën gjashtë muaj, zbuluan një skemë të shpërndarjes së hashashit në burgun e Fushë Krujës. Duke përdorur metoda special të hetimit, u zbulua që shtetasi Isuf Rama i dënuar për drogë, shiste hashash në burg tek të dënuarit e tjerë.

Përfitimi i tij nga kjo lloj tregtie brenda institucionit të vuajtes së dënimit, ishte një gram hashash kundrejt një karte telefoni. Droga futej në burg, nëpërmjet bashkëshortes së të dënuarit, Shkëndie Ramës, për të cilën gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.

Bashkëshotrja e Isuf Ramës, e fshihe hashashin në vendet intime, duke lehtësuar kështu kalimin, ndërkohë që si detaj rëndues për të janë edhe përgjimet telefonike.

Ndërkaq prokurori i çështjes Florian Bonjaku, në dosjen që Top Channel disponon ka përfshirë edhe përgjigjmet telefonike mes të dënuarit Isuf Ramës, dhe bashkëshortes së tij Shkëndies.

Në përgjime e prokurorisë, dëgjohet që Isufi i kërkon bashkëshortes së tij ta sigurojë mirë drogën, ndërkaq bashkëshortja i përgjigjet që herë tjetër do sigurohej më mirë për shkak se kishte rrëzikuar te binte viktimë e kontrollit.

Burimet po ashtu thonë, se për këtë arsye gjykata ka pezulluar nga detyra edhe dy punonjëse policie femra që dyshohen se nuk kanë ushtruar kontrolle të mjaftueshme.

Në dosjen e prokurorisë që disponon Top Channel, thuhet se skema e shpërndarjes së drogës në burg u zbulua përmes infiltrimi të një tjetri të dënuar, pas indicieve dhe të dhënave të vetë drejtorisë së burgjeve e cila dyshonte që në qeli po shpërndahej hashash.

Top Channel