Foto ilustruese

Makineritë e firmës që do të ndërtojë hidrocentralet në zonën e Kaçinarit janë djegur gjatë natës së djeshme.

Burime bëjnë me dije se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për t’u ofruar ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve të marra pranë spitalit të Rrëshenit, dy personat kanë mbërritur në urgjencë me fraktura në trup, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel