Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, është kritikuar nga kundërshtarët politikë, ndër të tjera, edhe për raportin e tij me gazetarin Baton Haxhiun. Raporti Cakaj-Haxhiu është kundërshtuar edhe nga Albin Kurti, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, sipas të cilit, do të sillte pasoja negative në diplomacinë shqiptare.

Por në emisionin Pressing në T7, Cakaj pranoi marrëdhëniet e afërta me Haxiun, duke theksuar se kjo nuk ndikon në qëndrimet që mban si kreu i diplomacisë shqiptare.

“Me zotin Haxhiu kam raport personal, e takoj rregullisht, por qëndrimet politike janë të miat. Prania ime në politikë nuk lidhet me zotin Haxhiu”, tha Cakaj.

Menjëherë pas fitores së zgjedhjeve të 6 tetorit nga Lëvizja Vetëvendosje, Baton Haxhiu deklaroi në emisionin Top Talk në Top Channel, se Albin Kurti duhet t’i kërkonte falje Cakajt për akuzat publike që i kishte bërë.

Top Channel