Epike/ Gjyqtarja ndëshkon me karton të verdhë Kaka dhe më pas bën selfi

30/10/2019 16:54

Mbrëmjen e të martës përveç sfidave në kampionatet dhe Kupat më të rëndësishme europiane ka tërhequr vëmendjen edhe një ndeshje miqësore që është zhvilluar për bamirësi në Haifa të Izraelit.

Përballë ishin yjet ndërvite të kombëtares izraelite ndaj asaj braziliane, ku spikasin emra si Cafu, Roberto Carlos, Ronaldinho, Rivaldo e Kaka.

Pikërisht ky i fundit në minutën e 51-të të ndeshjes u bë protagonist i një skene vërtetë të pazakontë, kur gjyqtarja e takimit e cila ishte femër ndaloi lojën duke i treguar kartonin e verdhë në fytyrë ish Topit të Artë.

Kaka i habitur qëndroi në vend pasi nuk e kuptoi për çfarë arsyeje e mori kartonin por e gjitha ishte një lojë e arbitres e cila më pas nxorri një telefon nga xhepi dhe bëri një selfie me ish-mesfushorin e Milanit i cili është idhulli i saj.

Ndeshja përfundoi me fitoren 4-2 të yjeve brazilianë por më shumë sesa sfida vëmendjen e mori gjesti i gjyqtares femër.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel