Top Story/ Nepotizmi i Rolf Castro në RINAS, si punësoi familjarët e vet në postet kyçe

29/10/2019 21:27

Në këtë pjesë të emisionit, do të trajtojmë edhe mënyrën se si i kanë menaxhuar punët nga brenda aeroportit vetë drejtuesit e kësaj kompanie. Kjo lidhet kryesisht me një njeri të vetëm. Ai është Rolf Kastro-Vaskez, i cili ka mbajtur pozicionin e Administratorit të Përgjithshëm i Tirana International Airoport. Ai e ka nisur karrireën e tij në vitin 2007 dhe u shkëput nga kjo punë, pak javë më parë.

Castro është me origjinë nga Kolumbia, dhe ka një lidhje gjaku me Kubën dhe Gjermaninë.

Në fakt ai ka qenë i vetmi person i huaj që punonte në aeroport. Të tjerët ishin të gjithë shqiptare. Vaskes e ktheu menaxhimin e aeroportit në një biznes familjar. Më konkretisht ai punësoi të gjithë familjarët e bashkëjetueses së tij, Besa Zoraqit në pozicione kyçe në aeroport. Nga kjo lidhje dashurie janë ngritur edhe interesat financiare dhe nepotizimi në administratën e RINAS-it.

E para në listën e përfitimeve është vetëm bashkëjetuesja e Castros, Besa Zoraqi. Ajo sapo kishte mbaruar studimet kur u punësua në TIA. Pa asnjë eksperiencë pune, u emërua shefe e Sigurisë së Aeroportit. Posti që mbante kjo zonjë kishte si qëllim të mbikqyrte punën e kompanisë ITCS për sigurinë e aeroporit. Bazuar ne ngjarjet që ndodhën me grabitjen e RINAS-it, as Besa dhe as ICTS nuk e  bënë punën e tyre siç duhet. Por Besa bëri një punë tjetër. ajo mori në punë të gjithë familjen e vet.

Motra e Besa Zoraqit, ishte e punësuar gjithashtu në Aeroportin e RINAS-it, falë ndërhyrjes së Administratorit Rolf Castro. Kristi Zoraqi mban detyrën si Shefe e Operacioneve në T.I.A.

Edhe babai i Besa Zoraqit, Prokop Zoraqi, ka qënë i punësuar në Aeroport. Fillimisht ai ka punuar tek kargo dhe aktualisht si Drejtor Teknik i ICTS, kompanisë së sigurisë në RINAS.

Imagjinoni një skenari të tillë, ku përgjegjës e sigurisë në aeroport, duhet të kontrollojë punën që bën drejtori teknik i nënkontraktorit. Por atë drejtor e ka babain e saj. Për hatër të lidhjes familjare këta njerëz kanë mbyllur sytë para problemeve me sigurinë në aeroport. Dhe prandaj kemi pas skandale njëra pas tjetrës.

Top Channel