Obez, me sy të kuqe dhe kurriz të dalë, kështu do të jetë punonjësi i së ardhmes sipas një studimi të porositur nga kompania britanike Felloëes i cili gjurmon rreziqet që i kanosen punonjësve nëpër zyra.

“Që tani, 50% e të anketuarve vuajnë nga sytë e thatë e dhimbjet e shpeshta të kokës, qafës dhe shpinës“, thuhet aty. Përvec syve të acaruar e mbipeshës, punonjësi në të ardhmen do të ketë edhe këmbë të enjtura sipas kërkimit të koordinuar nga Ëilliam Higham. Për të bërë një paralajmërim sa më të qartë mbi rreziqet që sjell kjo situatë, kompania krijoi edhe Emma-n, një manekin i cili përmbledh të gjitha këto karakteristika.
Studimi bazohet në intervistat e realizuara me më shumë se 3 mijë punonjës zyrash në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe Francë. “ai tregon se punonjësit duhet urgjentisht të bëjnë diçka tani për të zgjidhur problemin e vendeve jo të shëndetshme të punës, – shpjegoi Higham për the Independent.
“ Nëse nuk bëjmë ndryshime rrënjësore në jetën tonë të punës, duke nisur nga ato të lëvizjes, sjelljes apo pushimeve të marra rregullisht, zyra me shumë gjasë, do të na sëmurë“, shton ai. Rreziku më i madh sipas autorëve të kërkimit, është qëndrimi për një kohë të gjatë. “Ne kalojmë orë të tëra në tryezë pa lëvizur, trupat tanë fillojnë të atrofizohen. Kjo jo vetëm që përshpejton problemet muskulore dhe dobësinë e këmbëve, por rrit rrezikun e trombozës, problemeve kardiovaskulare dhe madje edhe të tumoreve“, thuhet në raport.

Top Channel