U bënë dy vjet që presidenti Trump ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë, por asnjëherë ‘kasta’ jonë politike nuk i është referuar doktrinës Trump.

Kësaj here iu referuan radios ‘Zëri i Amerikës’, seksioni shqip- këtë e quajnë ‘Amerika’, por jo Donald Trump. Kështu e nis intervistën e tij për Vitrinën e Librit, autori i librit më të ri ‘Vjen Trump’, z. Frrok Cupi.

Të gjithë këta këtu janë kundër presidentit Trump; këtu nuk ka as të majtë e as të djathtë, aq më pak parti të djathtë e konservatore, që të ndjekë modelin e tij. U desh vetëm një artikull i ‘porositur’ për Zërin e Amerikës/ Seksioni shqip/ që opozita të thërrasë se ‘Amerika është me ne’. Ndoshta dikush do të dojë të krijojë ndonjë ‘keqkuptim’, sikur ‘ky kryetari i Bashkisë i Durrësit po del ‘pa lagur’ nga gjithë meseleja e lidhjeve të tij me banditë. Jo, sigurisht, ai duhet të japë përgjegjësi pikë për pikë.

Por nuk është ai i vetmi që kreu mëkatin e manipulimit të votave. Këtu ka një histori kastash të tëra me vjedhjen e votave. Opozita e sotme është ‘heroinë’ në vjedhje dhe blerje votash. Një militant i LSI- së, u vra herën e kaluar dhe la jetën në në Laç duke shpërndarë lekë për vota. PS është kapur në Dibër duke premtuar pagesa për votat në zgjedhjet lokale. PD kur ishte në pushtet ‘fitoi’ 101 për qind të votave (1996). Kryetari i PD, Basha, u ngjit në selinë e kryetarit të Bashkisë me 10 vota të vjedhura sy më sy me forcë nga Arben Ristani, kryetar i KQZ…

Denoncimet nuk kanë të bëjnë me perceptimin se ‘cili vjedh e blen më shumë se tjetri’. Çështja është se kështu është formuar kasta jonë sunduese politike. Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë pa asnjë ditë privilegje politike, asnjë ditë anëtarësi dhe mbështetje partie, asnjë ditë në pazarllëqe zyrash. Hillary, kandidatja përballë, kishte 23 vjet në zyrat e pushtetit dhe të partive; Amerika zgjodhi ndarjen nga kastat, nga establishmenti dhe nga elita liberale demagogjike që funksionon veç për vete, shpjegon Frrok Cupi më tej. Këtu, asnjë nga këta, nuk e do Donald Trump, thotë Cupi.

Arsyeja pse nuk e zënë në gojë është ruajtja e vetvetes si ‘kastë’ sunduese përjetë. Ai thekson se kasta sunduese këtu ka krijuar ‘moçalin’ frymëmbytës, që Donald Trump bëri thirrje: ‘Drain the sëamp!’. Në Europën Perëndimore po zhvillohet me dinamizëm procesi i ‘tharjes së moçaleve’. Elitat e vjetra politike po largohen nga pushteti…, në Itali, Francë, Gjermani, Çeki, Poloni, Holandë… Elitat e ‘sëamp’ e sfilitën kontinentin e vjetër dhe futën në krizë BE-në. Shqipëria është vendi ku në ‘moçal’ vazhdojnë të ushqehen qetësisht kastat që i morën shpirtin këtij populli që kur ishin adoleshentë ose qëkur nuk i njihte njeri në këtë botë. Asnjë lidhje nuk kanë me fatet e popullit- siç thërrasin. Njerëz budallenj që i hanë këto parulla ka kudo nëpër botë, edhe këtu padyshim. Por që të tregojnë të vërtetën se ‘partitë këtu janë klika që mbrojnë tre a katër liderë’ fajtorë- kjo është e larg tyre…

Donald Trump, me ardhjen dhe pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, krijoji doktrinën e shërbimit ndaj kombit dhe njerëzve, doktrinën e tharjes së moçaleve, të largimit të kastave sunduese, bezdisëse, mizerrabël…, si këto që jargaviten duke kërkuar luftë. Këta nuk e duan Donald Trum; edhe pse vetë Trump nuk i do, edhe pse kanë bashkëpunuar me kundërshtarët e Trump dhe bizneset ruse; por mbi të gjitha sepse nuk duan t’i aviten modelit të Donald Trump. Trump është ‘armiku’ më i madh për ta. Sepse ‘doktrina Trump’ kërkon largimin e menjëhershëm të kastave sunduese…

 

 

Top Channel