Prej mëse dy ditësh masivi pyjor i Nikolicës është përfshirë nga flakët. 50 ha sipërfaqe pyjore prej të cilave 20 ha me pisha pjesë e zonës së mbrojtur janë shkrumbuar ndërsa vatrat vazhdojnë të jenë aktive.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikëseve ndërsa situata po menaxhohet nga punonjësit e shërbimit pyjor, forcat e ushtrisë, banorët e zonës dhe shtabi i emergjencave. Por përballë kësaj situate autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri pasi është e pamundur të shuhet zjarri.

Zjarri i cili dyshohet se ka qenë i qëllimshëm mendohet të ketë nisur jë një sipërfaqe kullotash dhe më pas të ketë përfshirë pyjet me pisha, ndërsa pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur nën kontroll situatën, është e domosdoshme ndërhyrja mga ajri pasi sipas autoriteteve ai është pranë vijës së gjelbër kufitare dhe pyllit të Kozelit.

Dhjorela Cule

Top Channel