Jennifer Aniston e “Friends” puthet me Elen DeXheneris, bashkëshorten e Portia de Rossi-t

28/10/2019 19:39

Xhenifer Aniston dhe Elen Dexheneris e kanë vulosur miqësinë e tyre me një puthje.

Aktorja 50-vjeçare, e famshme për rolin e Rachel te “Friends”, një prej serialeve më të famshëm në histori, i dha një puthje shoqes së saj të afërt, Elenës, e cila drejton një nga talk-show-t më të ndjekur në SHBA.

Aniston ka pak kohë që e ka hapur faqen e saj në Instagram, dhe që ditën e parë që e hapi postoi një foto me gjashtë miqtë e saj të Friends. Fotoja u përhap aq shumë sa bëri që Instagrami të bllokohej fare.

Nuk vonoi shumë dhe Aniston përsëriti të njëjtën gjë, këtë herë duke puthur Dexhenerisin në buzë.

“Ishte vërtet puthje e këndshme”, tha Elen Dexheneris, e cila është e martuar me aktoren Portia de Rossi që nga viti 2008.

Aj.P

FOTO GALERI
1/6

Top Channel