Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Z. Donald Gonneville.

Në fokus të bisedimeve të takimit ishte rëndësia e unitetit të Aleancës përballë çështjeve si terrorizmi apo kërcënimet hibride.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri Cakaj u shpreh se përmbushja e këtij synimi kërkon angazhim të shtuar të gjithë vendeve anëtare të Aleancës.

“Shqipëria do të arrijë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit për ndarjen e 2% të GDP-së për shpenzimet në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024.” – shkruan Cakaj.

Në përmbyllje të takimit kryediplomati shqiptar i konfirmoi z. Donald Gonneville se Shqipëria do të përqafojë përmbajtësisht çdo vlerë të Aleancës dhe do të mbetet një prej kontribueseve më madhore brenda saj.

Top Channel