Rrëfehet Klajdi Selimi: Me një çantë dhe 2 panine u nisa i vetëm për të triumfuar tek “Amici di Maria De Filippi”

26/10/2019 20:00

Në emisionin Diaspora rrëfimi i Klajdi Selimit, bashkëpunimi i tij me Maria De Filippin në 2001 në Mediaset tek show “Amici”.

Si u bë pjesë e Canale 5, dëmtimi dhe operacioni që e fshehu për publikun produksioni gjatë showt.

Rekordi si personi më i televotuar në 19 vite në showt Italian. Rracizmi dhe fyerjet nga konkurrentët e tjerë, rebelimi, dhe mos dorëzimi kurrë edhe përpara produksionit dhe profesonistëve. Dikskriminimet dhe krenaria e të qënurit shqiptar, edhe në situata ekstreme kur një nga konkurrentët u shpreh : Nuk prek çarçafët që ka fjet Klajdi…

Si arriti deri në finale, dhe përse e zgjodhi publiku 11 javë rresht të parin. Si e kundërshtoi Maria De Filippin në një nga audicionet, dhe si e kujton ditën e parë të audicionit, ku me një çantë dhe 2 panine priste rradhën në Audicion.

Klajdi Selimi tregon detaje të pa thëna më parë dhe si e kujton atë periudhë ku fitoi mijra fansa në Itali dhe Shqipëri. Jeta aktuale dhe projektet midis Romës dhe Tiranës.

Top Channel