Banorët e katër fshatrave të Njësisë Administrative Derja të bashkisë Mat, kanë vijuar protestën e rradhës, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e HEC-it ne fshatin Zall Gjoçaj.

Sipas banorëve ndërtimi i HEC-it në këtë zonë jo vetëm që i lë ata pa ujë të pijshëm dhe vaditës, por do shkatërrojë edhe mjedisin.
Ndërkohë banorët të cilët kanë protestuar në vendin ku po ndërtohet ky HEC janë përballur me forca të shumta të policisë lokale të cilët ishin në mbrojtje të kantierit të HEC.
Banorët thonë se do të qëndrojnë deri në ndërprerjen e punimeve në burimin e ujit në fshatin Zall Gjocaj, ose në të kundërt kërkojnë nga shteti t’i shpërngulë nga fshati, ndërtimi i këtij HEC-i thonë banorët është masakër në një zonë të mbrojtur
Sipas banorëve protestues punimet e HEC-it po prishin varrezat e fshatit dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtur të Lurës duke e shkatërruar atë.
Ata thone se do të bëjnë qëndresë ndaj kërkesës së tyre kundër ndërtimit të HEC-it, ndërsa ditën e sotme kanë marrë edhe çadra duke i ngritur ato për t’u ngujuar pranë vendit ku po kryhen punimet. Protestuesit deklarojnë se që kur kanë nisur punimet e HEC i janë drejtuar instancave shtetërore përgjegjëse dhe ambasadave për pezullimin e këtyre punimeve

FOTO GALERI
1/1
Banorët e katër fshatrave të Njësisë Administrative Derja të bashkisë Mat, kanë vijuar protestën e rradhës, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e HEC-it ne fshatin Zall Gjoçaj.

Top Channel