Policia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” në kuadër të operacionit “Parkingu” kanë arrestuar një shtetas i cili dyshohet se do të shpërndante lëndë narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.B ku gjatë kontrollit në çantën e tij i është gjetur lëndë narkotike e llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar Kokainë si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Top Channel