Bizneset me TVSH me status aktiv, organizatat jo qeveritare dhe të gjitha bizneset e persona juridikë kanë kohë deri të hënën e 28 tetorit për të hapur me detyrim llogaritë bankare dhe dorëzimin e numrave pranë tatimeve.

Afati përfundonte më 26 tetor, por duke qenë se kjo ditë është e shtunë atëherë tatimet kanë lajmëruar shtyrjen.

Preferohet applikimi elektronik, ndërkohë që sipas shifrave zyrtare janë rreth 20 mijë biznese që nuk e kanë njoftuar elektronikisht, por tatimet thonë se mund të jenë bërë dhe aplikime nëpër sportele që tani për tani nuk janë skeduluar.

Hapja e llogarive ësht një detyrim ligjor që ka dhe penalitet përkatëse.

Përjashtim nga hapja me detyrim e llogarisë bankare bëjnë bizneset e personave fizikë të përregjistruar në TVSH dhe shitësit ambulantë.

Donald Jorgoni

Top Channel