Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Pishta.

Një makinë tip Opel me targa AA 414 M ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Menjëherë në vendgjarje ka shkuar policia e cila ka dërgimin për në spital drejtuesin e mjetit.

Sipas mjekëve drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka humbur kontrollin nga lagështia në rrugë.

Top Channel