Portokallia vlerësohet nga Youtube për diçka të rrallë që shumë pak krijues kanë mundur të arrijnë. Top Channel Portokalli Arkivë merr çmimin për tejkalimin e mbi 100 mijë subscribers, nënshkruesve.

170 mijë janë ndjekës të rregullt të emisionit të humorit në kanalin e Portokallisë në Top Channel. Susan Wojcicki, CEO e Youtube në një letër përshëndetje rendit meritat e stafit të Portokallisë.

“Çdo person që ka bërë subscribe kanalin tuaj është ndikuar nga ajo çka keni krijuar. Ata janë frymëzuar, sfiduar apo argëtuar. Dhe ne do të dëshironim të vlerësonim të gjithë punën tuaj të vështirë me këtë kupë të argjendtë , një shenjë e vogël e vlerësimit dhe respektit që kemi për ju. Na besoni kur themi se presim me padurim të shohim ç’do të bëni më tej. 1 milion subscriber mund të duken një rrugë e gjatë nga sot, por ju jeni shumë më afër se ç’mendoni”.

“Portokallia po hyn në vitin e 16 të saj tashmë është një emision jo vetëm i njohur, por një brand i suksesshëm. Një emision i cili e gjeti spektatorin shpejt, por nuk do ishte kurrë ky që është nëse nuk do të kishte qenë Top Channel dhe vizioni i Dritan Hoxhës i cili e themeloi. Jemi shumë të lumtur për këtë çmim “ , tha Altin Basha.

Top Channel