Vllaznia ka mposht Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 1-3, duke u ngjitur në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa ka edhe Teuta, ndërsa lë në fund të tabelës Flamurtarin me 2 pikë.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit për të dy ekipet sa i përket fazës së parë, teksa nesër luhet edhe ndeshja e fundit e fazës.

Golat në këtë takim u shënuan në minutën e 32 nga Kruja dhe në të 34 nga Sukaj për vendasit në pjesën e parë.

Në fund të pjesës së parë Flamurtari do ndëshkohej më karton të kuq.

Në të dytën Shtubina i dha avantazhin miqve fillimisht, teksa në sekondat e fundit u shënua edhe goli që vulosi takimin.

Top Channel