Luhen sot ndeshjet e javës së tretë për Grupet E,F,G dhe H të Ligës së Kampioneve.

Vëmendja do të jetë e përqendruar te sfida e San Siros mes Interit dhe Borussias së Dortmundit. Zikaltrit janë vetëm me 1 pikë pas 2 ndeshjeve dhe fitorja e sfidës është opsioni i vetëm për të mos e ndërlikuar akoma më shumë situatën në Grupin F. Nga ana e saj Borussia e Dortmundit është me 4 pikë, por për këtë sfidë do të ketë dy mungesa të rëndësisshme; atë të Marco Reus dhe Paco Alcacer, ndërkohë që Interi do të duhet të bëjë pa Sanchez, D’Ambrosion dhe Sensin.

Po në këtë grup do të luhet edhe ndeshja mes Barcelonës dhe Slavias së Pragës në Ceki. Për katalanasit duket një ndeshje e lehtë në letër, por për Valverden ajo nuk do të jetë aspak e tille. Barcelona do të jetë pa Umtiti dhe Sergi Roberton të dy të dëmtuar. Liverpooli udhëton drejt Belgjikës për të luajtur me Genk me The Reds që do të kërkojnë që të shfaqin edhe në Evropë formën fantastike që kane dhe në kampionat. Trajneri Klopp ka preferuar që të paralajmërojë të tijtë për ndeshjet e Liverpoolit jashtë fushe duke theksuar për median se jo gjithmonë fati do të jetë me të.

Ndërsa, Napoli do të luajë me Salzburgun në Austri ku skuadrës së Ancelottit i kërkohet që të mos bëjë asnjë gabim në këtë sfidë të radhës së Ligës së kampioneve. Tjetër ndeshje interesante është edhe ajo që do të luhet në Amsterdam mes Ajaxit dhe Chelseat, një sfidë kjo që është prova më e fortë për skuadrën holandeze që kryeson Grupin H me 6 pikë, ndërkohë që londinezët Frank Lampard do të kërkojnë të fitojnë këtë sfidë dhe t’ia rrëmbejnë kreun Ajaxit.

 

 

Top Channel