Trump shfuqizon sanksionet ndaj Turqisë: Kurdët me SHBA janë të sigurt

23/10/2019 19:04

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se do të heqë sanksionet ndaj Turqisë pasi njoftimit për ndërprerjen e ofensivës ndaj kurdëve sirianë, transmetojnë mediat botërore.

“Lërini të tjerët të luftojnë mbi atë rërë të përgjakur. Sanksionet do të rivendosen nëse ndodh diçka që ne nuk jemi të kënaqur “, porositi Trump.

Informacioni vjen pasi Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord të garantojnë një armëpushim përgjatë kufirit sirian, ku vendosen trupat ruse, raporton BBC.

Trump gjithashtu theksoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e siguroi atë se luftimet do të pushonin në rajon dhe se armëpushimi i rënë dakord kohët e fundit do të jetë i përhershëm.

Sanksionet amerikane u vendosën javën e kaluar në përgjigje të ofensivës së fundit të Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët konsiderohen terroristë nga autoritetet turke, të cilët kanë qenë aleatët kryesorë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik.

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se një sukses i madh është arritur në Siri me krijimin e një zone sigurie.

“Sukses i madh në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë”, theksoi ai.

“Zona e sigurisë është krijuar! Armëpushimi është respektuar dhe luftimet kanë marrë fund”, shtoi Trump.

“Kurdët janë të sigurt dhe po punojnë me ne. Të burgosurit e Shtetit Islamik janë në vende të sigurta”, theksoi Trump në mesazhin e tij në Twitter.

Top Channel