Kategoria Superiore rikthehet këtë të mërkurë me ndeshjet e javës së 9 që testojnë seriozisht skuadrat e kreut dhe pritet të ndryshojnë hierarkinë në renditje.

Një sfidë që ka marrë rëndësi të madhe është ajo e Ballshit mes Bylisit dhe Tiranës, me vendasit që në mënyrë surprizë e shonin veten vetëm dy pikë larg kreut, ndërsa bardheblutë kërkojnë të mos shkëputen nga gara për titullin.

Në orën 13:00 të së mërkurës Kukësi pret Luftëtarin, një përballje e lehtë në letër për verilindorët por pavarësisht diferencës në renditje, miqtë nga qyteti i Gurtë kërkojnë ti shpëtojnë zonës së rënies.

Teuta kryesuese impenjohet në Laç, dhe një disfatë ndaj kurbinasve me të gjitha gjasat do ti bëjë të rrëshqasin në klasifikim. Bregdetarët kanë 15 pikë, më shumë se askush tjetër në këto ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Top Channel