Rezolutë e re kundër Francës/ Reagimi i fortë i të Gjelbërve në Parlamentin Europian

23/10/2019 16:34

Grupi i Gjelbërve dhe aleancës së lirë europiane në Parlamentin Europian paraqiti rezolutën që kritikon Presidentin Francez Emmanuel Macron për kundërshtimin e fillimit të negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse të dy vendet kishin marrë nga një sërë shtetesh anëtare të bllokut mbështetje për përpjekjen e tyre lidhur me celjen e bisedimeve, në samitin e BE-së, Macron e bllokoi procesin me pretendimin se nevojitet nje reformism i unionit përpara cdo zgjerimi zgjerim i mëtejshëm.

Rezoluta e propozuar nga të Gjelbrit, e cila duhet të kalojë ne votim të enjten në seancën plenare të Parlamentit, pas debateve që zhvillohen gjatë ditës së sotme, përcjelle keqardhjen për vendimin e Këshillit Evropian dhe thekson se “duke mos arritur të përmbushë premtimet dhe angazhimet e tij për të dy vendet , BE rrezikon të humbasë besueshmërinë” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Aty nënvizohet se procesi i zgjerimit “duhet të udhëhiqet nga kritere objektive, dhe jo nga … politikat e brendshme apo polemikat bilaterale”. Rezoluta gjithashtu i bën thirrje Këshillit Evropian që “të marrë përgjegjësinë e tij dhe të gjejë një kompromis konkret” në mbledhjen e muajit dhjetor.

Javën e kaluar, këshilli deklaroi se ka sugjeruar rishikimin e temës së zgjerimit jo më shpejt se maji 2020 në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb. Nëse miratohet, rezoluta mund të shihet si sinjal inkurajues për të dy vendet, por edhe pjesën tjetër shteteve të rajonit që shpresojnë të bëhen pjesë e BE-së, se procesi i zgjerimit të bllokut nuk është plotësisht i vdekur.

Drafti thuhet se ka mbështetjen e shumicës së grupeve politike në Parlamentin Europian, duke përfshirë këtu Renew Europe, aleanca liberale ku bwn pjesw edhe vetw partia La Republique En Marche e Macronit.

Irida Vasia

Top Channel