Këngëtarja e njohur 26-vjeçare duket se e ka përjetuar rëndë ndarjen e saj të fundit.

Miley Cyrus deklaroi se ka edhe “burra të mirë, por se ata vetëm duhen gjetur”.

“Mos u dorëzo. Ju nuk duhet të jeni homoseksualë, ka njerëz të mirë, por vetëm duhet t’i gjeni,” është shprehur ajo.

Cyrus, themeluese e fondacionit Happy Hippie, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për sigurimin e burimeve për të rinjtë LGBT, qytetarët e pastrehë dhe komunitetet e tjera të prekshme, tha se ishte panseksuale në vitin 2016. Artistja deklaroi për revistën Variety’s Power of Women L.A. se sa i përket gjinisë së saj, ndihet “shumë neutrale”.

“Unë nuk ndjehem hetero dhe as homoseksuale. Kjo është për shkak se nuk jam,” tha Cyrus, e cila u nda nga Liam Hemsworth vetëm tetë muaj pas dasmës.

Cyrus pas ndarjes u pa duke u puthur me bloggeren, Kaitlynn Carter, me të cilën thuhet po ashtu se janë ndarë.

“Unë gjithmonë mendoja se duhet të isha homoseksuale, sepse mendoja se të gjithë djemtë ishin të këqij, por nuk është e vërtetë. Ka njerëz të mirë. Unë kam takuar vetëm një person të mirë dhe ai është Cody”, shprehet këngëtarja duke iu referuar të dashurit të saj aktual.

Top Channel