Qeveria e ardhshme e Kosovës do të reduktohet në 12 ministri nga 21 sa janë tani.

E secila ministri do t’i ketë vetëm nga dy zëvendësministra.

Kështu kanë vendosur dy partnerët pretendent për koalicionin e ardhshëm qeveritar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të parët e dikastereve ende nuk janë propozuar, e kjo pritet të jetë në dorë të liderëve të partive, siç do të jetë edhe dialogu me Serbinë.

Lidhur me një qeverisje të përbashkët me Listën Serbe, Abdixhiku ka thënë se do ta respektojnë kushtetutën por nuk do të pranojnë kushtëzime nga askush në këtë fazë.

Takimet mes grupeve koordinuese do të mbahen çdo tri ditë në dy javët e ardhshme, e tema e radhës të hënën është vendosur të jetë programi ekonomik, e të enjten rendi dhe ligjin.

Alberta Hashani

Top Channel