Kim Jong-Un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, vendit të izoluar komunist, ka urdhëruar shembjen e ndërtesave që janë ngritur nga Koreja e Jugut në një zonë të famshme turistike brenda kufijve të Koresë së Veriut.

Kim Jong-Un, pasi e vizitoi vetë fshatin turistik, tha se hotelet aty janë ngritur si çadra në një zonë të goditur nga katastrofa dhe duhen shembur.

Ai tha se ndërtesat e shëmtuara do të zëvendësohen nga të tjera, të ndërtuara sipas stilit të Koresë së Veriut. Për Kim Jong-Un, ndërtesat që duhej të simbolizonin bashkëpunimin, në fakt po merren si shenjë që Koreja e Veriut varet nga të tjerët.

FOTO GALERI
1/8
Pasi koreano-jugorët u lejuan të vizitojnë vendin fqinj në vitin 1998, disa nga kompanitë më të mëdha të Koresë së Jugut investuan me miliarda dollarë me shpresën se do të kthehej në një vend turistik të nivelit botëror.

Top Channel