Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është i lumtur me përformancën e Rydrygos dhe Fede Valverde, në ndeshjen ndaj Galatasaray.

“Los Blancos”, arriti të fitojë si mysafirë i gjigantit turk me rezultat minimal 0-1, fal golit të Toni Kroos.

Tekniku francez ka thënë se ka qenë kryesori qe ka vendosur që Rodrygo do të luaj në formacionin e parë, transmeton KosovaPress.

“Janë pjesë e skuadrës dhe unë mora vendimin që do të luajnë. Rodrygo është duke luajtur dhe trajnuar mirë. Në formacionin 4-3-3, luan si sulmues i krahut të djathtë dhe jam i lumtur me përformancën e tij. Është pjesë e formacionit të parë dhe mund të luaj në Real Madrid Castilla. Ia doli mirë sot. Do të shohim çfarë do të ndodh në ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.

Reali për momentin në Ligën e Kampionëve është në vendin e dytë me 4 pikë, pesë me pak se lideri PSG, ndërsa në vendin e tretë është Club Brugge me dy pikë, ndërsa Galatasaray në vendin e fundit me një pikë.

Top Channel