Forcat Quds janë një nendivizion i gardes revolucionare iraniane; ekspertët nuk dinë ta thonë me saktësi numrin e tyre, por ai llogaritet të mbërrijë nga 10 mijë deri në 20 mijë anëtarë.

Pjesa kryesore e misionit janë sulmet dhe aktivitetet e inteligjencës jashtë kufijve të Republikës Islamike. Për arsye të qarta, identitetet e shume prej këtyre njerezve mbahen të fshehta.

Por ajo që dihet është se kjo forcë mbështet grupe të cilat nuk janë aktorë shtetërorë, duke nisur me krahun ushtarak të Hezbollahut në Liban, Hamasin në Gaza, rebelët Huthi në Jemen, e milicët shiitë në Irak, Siri dhe Afganistan.

Në 1994-tën, një bombë shkatërroi qendrën komunitare hebraike në Buenos ajres të argjentinës duke vrarë 85 vetë. Provat sipas CBS, (SI-BI-ES) treguan se sulmi ishte planifikuar e kryer nga forcat Quds. Në 2007-tën, në Irak nisën të shfaqeshin ngarkesa vdekjepruese më eksplozivë, aq efikase sa ishin në gjendje të shponin edhe mjetet e sofistikuara të ushtrisë amerikane. Vete presidenti George W. Bush, gishtin e ktheu nga njësitë Quds.

Ky organizëm “në hije” drejtohet nga gjenerali i brigadës, Kasem Sulejmani, i cili po ate atë vit u përcaktua nga Departamenti i Shtetit si mbështetës i terrorizmit. Forca Quds, e krijuar gjatë luftës Iran-Irak, nuk i përgjigjet asnjë autoriteteti tjetër përvec liderit suprem të vendit, ajatollahut Ali Kamenei. Ajo mendohet se është aktive në një sërë vendesh, përfshirë dhe ato të ish bllokut komunist ne Europën Lindore.

Top Channel