Tashmë është zyrtare Thiago Motta është trajneri i ri i Genoas. Ish-mesfushori i kuqebluve në sezonin 2008-2009 është emëruar si pasuesi i Aurelio Andreazzolit i cili u largua për shkak të rezultateve të dobëta.

Për Thiago Mottën kjo është eksperienca e parë si trajner i një skuadre të rriturish pasi më parë ka drejtuar të rinjtë e Paris Saint Germain. Misioni i italo-brazilianit do të jetë të nxjerrë Genoan nga kriza e rezultateve dhe ta largojë nga vendet e fundit të klasifikimit.

Motta zhvilloi stërvitjen e tij të parë këtë të martë me Genoan ndërsa të mërkurën do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave.

Top Channel