Kryeministri Edi Rama është në një takim më gratë që janë anëtare këshilli nëpër bashkitë e Shqipërisë.

Ai është shprehur se nëse kryetari i një bashkie është burrë, zv.kryetari duhet të jetë patjetër grua.

Nëse ka 2 nën kryetar atëherë i dyti sipas Ramës mund të jetë burrë.

Ai u shpreh se disa nga kryetarët nuk e kanë zbatuar këtë dhe u kishte dërguar mesazh që ta zbatojnë me shpejtësi.

Rama tha se kush e zbaton sa më parë do të ja shikojë hajrin.

Top Channel