Skandal! Politikania punësoi 8 gra të ngjashme me të, që të jepnin provimet në vend të saj

22/10/2019 11:38

Një politikane nga Bangladeshi është dëbuar nga universiteti pasi dyshohet se punësoi tetë gra, të cilat i ngjanin tejmase fizikisht, në mënyrë që të jepnin provimet në vend të saj.

Tamanna Nusrat, nga partia në pushtet Awami League akuzohet se i ka paguar gratë për t’u paraqitur së paku në 13 provime. Skandali u shfaq në televizionin privat Nagorik TV ku kamera u fut në sallën e provimit dhe pati një përballje me gruan që pretendonte se ishte një Nusrat; një video kjo që u bë virale në fare pak kohë.

Nusrat,e  cila e fitoi mandatin vitin e shkuar, po kryente studimet për Arte në Universitetin e Bangladeshit.

“E përjashtuam sepse kreu një krim.  E kemi anuluar regjistrimin e saj. Ajo nuk do të pranohet më kurrë këtu”, u shpreh MA Mannan, dekani i universitetit.

/D.S/

Top Channel