Dita e deleve në Madrid/ Rituali i përvitshëm që vazhdon që nga viti 1994

22/10/2019 01:06

Është në traditë, dhe në 21 tetor, asgjë nuk i ndal barinjtë, delet dhe dhitë që të kalojnë nëpër Madrid. Turma të tëra të këtyre kafshëve mbushin rrugët e metropolit spanjoll. Me qindra dele janë lëshuar në kryeqytetin e Spanjës, një ritual i cili vazhdon që nga viti 1994.

Dikur kishte vende të hapura por sot qyteti i ka pushtuar të gjitha hapësirat, madje edhe ato ku ndodheshin dikur shtigjet e rrahura nga barinjtë që lëviznin bagëtinë nga veriu i ftohtë në rajone me një klimë më të butë, në funksion të muajve të ashpër të dimrit.

I njëjti procesion u zhvillua dhe këtë radhë, i shoqëruar nga muzikantë dhe valltarë në kostume rajonalë, duke u shëtitur me turmën e deleve përpara syve të banorëve vendas e turistëve të huaj.

Kopeja mbërriti në bashkinë e qytetit, ku barinjtë i dhanë kryetarit të tyre 50 “Maravedies”, apo monedha të lashta bakri për pagesa taksash, një gjest simbolik ky i një ceremonie të vërtetë laike.

Top Channel