Rovena, Elda, Lori dhe Fiori do të udhëtojnë së shpejti në Francë, për tek Balet Preliocaj.

Koreografi dhe balerini me famë ndërkombëtare ka zgjedhur këto katër balerina, për 30 masterclass që do të zhvillojë me to. Eksperiencën e tyre ato do ta vene në jetë në një premierë në dhjetor.

Angjelin Prejlocaj, drejton një ndër kompanitë më të rëndësishme dhe të suksesshme në Francë dhe në Evropë. Trajnimi do të përmbyllet me ngjitjen në skenë të shfaqjes “Annunciaton” “Shpallja”.

Premierë botërore kjo, që do të vihet në skenën shqiptare, në Arturbina në Dhjetor.

Jetona Koçibelli

Top Channel