Sunfire, prokuroria nis hetimin/ Pesticidi i ndaluar që shitej në farmaci, një i dyshuar deri më tani

21/10/2019 19:34

Top Channel, gjatë muajit gusht publikoi rastin e një tjetër pesticidi të ndaluar,por që shitej lirisht në farmacitë bujqësore.

Helmin me emrin Sunfire ne e gjetëm pranë një farmacie byjqësore të qytetit të Lushnjës.

Pasi Top Channel nxori me zë dhe figurë farmacinë bujqësore që e tregtonte kimikatin sunfire, Drejtoria Rajonale e AKU-së Fier filloi inspektimet në banaqet e pikave të shitjes të imputeve bujqësore, ku konstatoi se në këto farmaci tregtohen impute bujqësore kontradand.

Më pas policia e shtetit i është drejtuar Prokurorisë së Lushnjës,ku kjo e fundit ka filluar hetimet e menjëhershme. Deri më tani ka një person të dyshuar, dhe hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Me ndryshimet e kodit penal një vepër e tillë dënohet nga tre deri në 10 vjet heqje lirie. Kjo për t’i garantuar konsumatorit vendas produkte ushqimore,bujqësore të shëndetshme.

Rudina Muça

Top Channel