Ylli portugez Cristiano Ronaldo,  doli në një konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes që do të luhet këtë të martë në kuadër të Uefa Champions League kundër Lokomotiv Moscow. Ai preku shumë tema, por ndër më të rëndësishmet ishin deklaratat e tij në lidhje me fitimin e Ligës së kampioneve, por edhe të kampionatit.

Gjithashtu Cristiano theksoi që nuk ka rëndësi se kush e fiton “Topin e Artë”,  por kryesorja është ekipi. Ai nuk la pa përmendur edhe trajnerin Maurizio Sarri, ku u shpreh që e vlerësonte shumë stilin e tij të lojës dhe me të skuadra po luan më mirë dhe po krijon një identitet të saj.

Me Sarrin kemi ndryshuar për t’u përmirësuar. Unë kam më shumë liri. Kemi ende gjëra për të rregulluar, por unë jam shumë i kënaqur. Më pëlqen ajo që Sarri kërkon që ne të bëjmë në fushë. Krahasuar me të kaluarën, krijojmë më shumë raste dhe e kemi më shumë në kontroll topin.

I ngacmuar nga gazetarët nëse është më e vështirë që Juventusi të fitojë Championsin, apo që CR7 për topin e artë, portugezi u përgjigj:

“Ne duhet të luftojmë që të afirmohemi sërish në kampionat dhe të kërkojmë për të fituar Championsin. Të rëndësishme janë rezultatet kolektive, ndërsa për Topin e Artë nuk kam asgjë për të thënë.”

Në moshën 34-vjeçare, CR7 vazhdon të mahnitë në nivelet më të larta të futbollit, por për sa kohë mund ta ruajë këtë ritëm?

Për mua, nuk ka rëndësi mosha, është vetëm një numër. Për aq kohë sa do ta ndiej që mund t’ia dal të bëj atë që dua, do të luaj. A dëfrehem me Higuainin dhe Dybalan? Dëfrehem me të gjithë shokët, janë të gjithë të fortë, edhe Cuadrado e Bernardeschi.

 

 

Top Channel