Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi me iniciale F.K 33 vjeç ka goditur me grushta dhe mjete të forta shtetasin me iniciale A.D, 28 vjeç. Si pasojë e goditjeve 28 vjeçari është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes dhe 2 personave të tjerë të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë arrestimi të 33 vjeçarit. 2 personat e tjerë të arrestuar janë:

– F. D., 39 vjeç;
– H. H., 35 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Fushë-Mëzez”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel