Ditën e sotme, në Divjakë, në zonën e quajtur “Tre urat-Çermë” një automjet aksidentoi për vdekje 64-vjeçarin Fatmir Muça, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Ndonëse drejtuesi i automjetit tip “Fuoristradë” u largua nga vend i ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e tij për në Komisariatin e Lushnjes.

Bëhet fjalë për shtetasin 17-vjeçar J.G ndaj të cilit po kryhen aktualisht veprimet proceduriale përkatëse.
  Aksidentohet për vdekje 64-vjeçari, drejtuesi i automjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Top Channel