Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Farkë, rreth orës 18:45, ku një automjet u përplas me një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M, 46 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel