Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Kavajë-Durrës, te Shkëmbi i Kavajës.

Një këmbësor 80-vjeçar me iniciale R.D është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” me iniciale D.Gj është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel