Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, nuk ndihet i lumtur te Napoli. Ai po aktivizohet shumë pak dhe dëshiron të ndryshojë ambient. Roma e ka kërkuar prej kohësh, por ka gjasa që kjo tentativë të finalizohet në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Carriere dello Sport”, objektivi i Hysajt është të nis një aventure të re dhe të ndihet përsëri protagonist. Gazeta shkon më tej duke dhënë dhe detaje të marrëveshjes personale midis Hysajt dhe Romës. Marrëveshja do të arrihej në bazën e një kontrate 5-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Kërkesa e napolitanëve është 20 milionë euro,  shifër kjo e konsideruar shumë e lartë për arkën e ekipit kryeqytetas, i cila po pretendon që mund ta “rrëmbejë” shqiptarin për një shifër të përgjysmuar. Nëse marrëveshja nuk finalizohet, me shumë mundësi shqiptari do t’i ndjekë pjesën më të madhe të ndeshjeve nga pankina.

Top Channel