Sytari thekson se prindërit e këtyre fëmijëve janë gënjyer nga propaganda false dhe u iu bashkuan luftës në Siri, por tashmë pasojat po i vuajnë fëmijët që morën me vete.

“Diplomacia dhe shteti  të punojnë për rikthimin e tyre në Shqipëri pasi janë të pafajshëm. Prindërit u gënjyen nga propoganda false në Siri dhe tashmë fëmijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit”, shprehet imami.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se Qeveria po punon për rikthimin e shqiptarëve nga Siria, por kjo çështje shkon përtej ambasadave.

Top Channel