Flet Balotelli: Nuk ndihem i entuziazmuar që do të luajë kundër Cristiano Ronaldos

19/10/2019 14:43

Mario Blotelli është rikthyer sërish në Itali. Vend, ku ka luajtur edhe më parë me dy ekipet e Milanos. Tani përfaqëson ngjyrat e ekipit të Brescias.

Sulmuesi ka folur në një intervistë për këtë rikthim të tij.

“Jam rikthyer tek Bresscia dhe po punoj shumë fort. Më shumë se dhjetë vitet e fundit të karrierës sime. Kam kapur peshën ideale dhe shpresoj që të zhvilloj një sezon të madh. U riktheva këtu, pasi kam më shumë përgjithësi dhe nuk do të luaja me asnjë ekip tjetër që luan për mbijetesë, por Bresscia është shtëpia ime”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me pyetjen sesi do të ndihet që do të luaj kundër Cristiano Ronalods, Baloteli tha: “ Nuk ndihem i entuziazmuar, ai është një lojtar fenomenal. Së bashku me Messin janë dy m,ë të mirët në botë. Do të jetë bukur të luajë kundër tij, por nuk shkoj deri në atë pikë që të entuziazmohem”.

Top Channel