Tjetër fitore me goleadë e Paris Saint Germain që triumfoi 1-4 në transfertën ndaj Nice duke blinduar vendin e parë në Ligue 1.

Pa Neymar dhe Cavanin dhe Mbappe në stol, por me Icardin dhe Di Marian në superformë, parizienët e panë veten shumë shpejtë në avantazh të dyfishtë falë dy golave të mesfushorit argjentinas.

I pari për meritë edhe të Icardit që i dha një asist perfekt ndërsa goli i dytë ishte një magji e vërtetë e Di Marias.

Ganago në të 67-ën u duk sikur riktheun Nice në ndeshje, por skuadra e Patrick Viera mbeti me 9 lojtarë pas daljeve me karton të kuq të Cyprien dhe Herelle në minutat 74 dhe 77-të.

Në fund kishte vend edhe për golat e Mbappe dhe Icardin me të parin që hyri në fushë nga stoli ndërkohë që sulmuesi argjentinas e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë pas asistit të Mbappe. Me këtë fitore PSG u ngjit në kuotën e 24 pikëve.

Top Channel