Mund të duket e pabesueshme por fansat e Butrint Imerit kanë bashkuar fuqitë për këtë jave, duke bërë që artisti i tyre i preferuar të arrijë një rekord të ri në “The Top List”. Falë votave të publikut, këngëtari gjendet në “Top 10” me 6 projekte muzikore, një arritje shumë e madhe për Butrintin, i cili është votuar edhe me këngë që kanë shumë kohë që gjenden në klasifikim.

Kënga që është renditur më mirë është “Hajt Hajt”, një këngë që edhe pse u përball me kritika të mëdha, bëri për vete zemrat e publikut shqiptar, i cili për këtë javë e ka renditur në vendin e 4-t.

“Sa gjynah” është bashkëpunimi i Majk dhe Butrintit, i cili gjithashtu këtë javë është mbështetur nga publiku, duke u ngjitur me dy pozicione nga java e kaluar. Ky projekt muzikor, i cili ka plot 27 javë në listë, për këtë javë pozicionohet në vendin e 5-të.

Kënga më e fundit e Imerit është “Dream Girl”, bashkëpunim ky me Nimo. Ndërkohë që numëron javën e tij të 7-të, fansat kanë një interes të veçantë për këtë prurje muzikore, duke e renditur në vendin e 6-të.

Këngët më të vjetra të Butrintit, “Kush”, “Bakllava” dhe “Alea”, për këtë javë pozicionohen përkatësisht në vendin e 7-të, 8-të dhe 9-të, duke e shndërruar Imerin, në artistin e vetëm që ka arritur këtë sukses, me 6 këngë në “Top 10”.

Momentalisht Butrint Imeri nuk lajmëruar për ndonjë prurje të re muzikore por duket se po shijon suksesin e këngëve të tij, jo vetëm atyre të rejave por edhe ato të mëparëshme.

*Më shumë lajme nga kjo kategori mund të lexoni në “Top Awards”

Top Channel